Maqedoni

Nënat e fëmijëve deri në gjashtë vjet në protestë

17.09.2020 09:34

Nënat e fëmijëve deri në gjashtë vjet për sot paralajmëruan protestë për shkak të vendimit....

Nënat e fëmijëve deri në gjashtë vjet për sot paralajmëruan protestë për shkak të vendimit që t’u ndërpritet pushimi i lindjes dhe të kthehen në punë në vendet e tyre të punës.
 
Njëherësh, në pajtim me vendimin qeveritar duhet të kthehen në punë më 23 shtator. Ato kërkojnë t’u vazhdohet pushimi i lindjes deri në fund të vitit, sepse fëmijët nuk i kanë të regjistruar në kopsht për shkak të se nuk ka pasur vende të lira.