Maqedoni
Edicioni i 14 i “Skupi Festival”, të parët në skenë artistët e teatrit “Migjeni”- Shkodër
17.09.2020 09:48
Në Kurshumli Han të Çarshisë së Shkupit sonte fillon edicioni i 14-të i “Skupi Festival”. Festivali përfundon më 22 shtator....

Në Kurshumli Han të Çarshisë së Shkupit sonte fillon edicioni i 14-të i “Skupi Festival”. Festivali përfundon më 22 shtator.
Siç kumtuan organizatorët, festivali ofron takime të rëndësishme me përfaqësuesit nga vendet e huaja, me çka, sot, ofron edhe një vështrim në teatrin inovativ të etur për rrezik dhe mendim progresiv. Programi i festivalit përbëhet nga shfaqjet, ku tendencat e reja në teatër nuk janë vetëm qëllim artistik, por zhvillohen edhe së bashku me mendimin kritik për çështje sfiduese sociale dhe politike. Të gjitha shfaqjet janë me fillim prej orës 20:00.
“Struktura e programit të festivalit përbëhet nga një program zyrtar dhe i shoqëruar. Në programin zyrtar, teatro profesionale, të pavarura dhe alternative, kanë mundësi në mënyrë të barabartë të garojnë , siç është teatri Migjeni nga Shkodra, Shqipëria me shfaqjen “Kutia e zezë”, Teatri popullor serb me “Anomali gramatikore”, nga Sarajeva, Bosnja e Hercegovinë na vjen “E gjithë dashuria ime” Teatri i luftës në Sarajevë, nga Teatri kombëtar i Kosovës “Zgjimi i pranverës”, Spam Studio nga Sofja, Bullgari me shfaqjen “Pula”, Teatri Mërgimtari nga Zagrebi, Kroaci me shfaqjen “Lopata e artë” dhe në fund shfaqja “Një pjesë nga koleksioni”, nga Teatri Vagabondi në Sofje, Bullgari, sqarojnë organizatorët.
Ashtu siç ishte deri tani festivali ka karakter garues, ndërsa këtë herë do të obligohen aktorja Amernis Nokshiqi Jovanovska, Natasha Poplavska dhe Evis Halili.
“MNT “Skupi Festival” pa masë i falënderon mbështetësit e saj, mes të cilëve, Ministrinë e Kulturës, Qytetin e Shkupit, Kurshumli Han në Çarshi të Shkupit”, citohet në kumtesë.
