Ministri Ademi, merr pjesë në forumin ndërkombëtar në Durrës
Duke filluar nga ky vit, një forum ndërkombëtar do t’u kushtohet qyteteve inteligjente.........

Këtë vit, punimet e këtij forumi janë zhvilluar në qytetin bregdetar të Durrësit, me pjesëmarrjen e ministrave të arsimit nga disa vende të rajonit dhe të Evropës.
I pranishëm në takim, ministri i Arsimit të Maqedonisë, Abdylaqim Ademi, e vuri theksin në arsimin profesional, si dhe në punën shkencore që po kryhet në shkollat e Maqedonisë.
Ndërsa ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, hodhi idenë e vendimmarrjes edhe të qytetarëve, në mënyrë që qytetet tona të jenë sa më inteligjente, ndërsa pohoi se investimet në infrastrukturë dhe rritja e pagave jodomosdoshmërisht rrisin cilësinë.
Punimet e këtij forumi do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.“Qyteti inteligjent” synon të mbledhë dhe të shkëmbejë ide, dije, eksperienca dhe praktikat më të mira nga kërkues, autoritete publike dhe profesionistë të vendeve të tjera. (Luljeta Ndoka, TVM2)
