Maqedoni

Reklamimi politik, Ruskoska: Hetimet zgjerohen te partitë tjera

17.09.2020 15:03

Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur hetimet...

Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur hetimet për reklamimin e partive politike në disa portale, që kanë përfituar shumë të majme, portale që janë regjistruar në një kompani si dhe manipulime tjera, përmes të cilave janë keqpërdorur mijëra euro gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Që në mëngjes, Prokuroria Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme konfiskuan dokumentacion nga tri kompani për të kontrolluar se kush, në çfarë mënyre dhe për çfarë shume reklamonin një program politik të paguar.

Këto tri firma kanë themeluar shtatë portale në të cilat VMRO-DPMNE është reklamuar gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare. Këtyre 7 portaleve të regjistruara në një kompani të vetme u janë lëshuar 20 mijë euro.

Prokurorja, Vilma Ruskovska, njofton se hetimi për reklamim në portale do të shtrihet edhe në partitë e tjera politike. Sipas Kodit Zgjedhor, shuma maksimale që një parti mund të harxhojë në një portal është 15 mijë euro.

Por këto para kanë shkuar tek shumica e portaleve anonime, që janë përdorur nga partitë politike, të cilat kanë  anashkaluar portalet e  regjistruara që kanë ndikim në opinionin publik.

Në  regjistrin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në fillim të zgjedhjeve u regjistruan rreth 250 portale me kompani të panjohura dhe OJQ-të, për të përfituar para për zgjedhjet. Shumica prej këtyre portaleve konsiderohen anonime, pa impresume, pa adresa, si dhe pa të dhëna të tjera të domosdoshme për një media online.