Maqedoni
Zëvendëskryeministri i parë, Grubi takoi ambasadorin Dedaj
17.09.2020 15:49
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi priti në kabinetin e tij ambasadorin...

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi priti në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Kosovës,Gjergj Dedaj.
Në takim u shkëmbyen mendime për ngjarjet më të rëndësishme që janë në interes të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.
“Kisha nderin dhe kënaqësinë që të pres në një takim pune ambasadorin e Republikës së Kosovës, z.Gjergj Dedaj. Bashkë shkëmbyem mendime për ngjarjet më të rëndësishme që janë në interes të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Marrëveshje e Uashingtonit është rruga drejt përmbylljes përfundimtare të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit”, shkroi Grubi në profilin e tij pas takimit.
