Maqedoni

Osmani- Dedaj: Prioritet, thellimi i bashkëpunimit ndërfqinjësor

17.09.2020 16:06

Ministri i Puneve te Jashtme, Bujar Osmani, priti në takim ambasadorin e Republikes se Kosovës , Gjergj Dedaj...

Thellimi i bashkëpunimit nderfqinjësor mes dy vendeve, mbetet prioritet i institucioneve ndqrshtetërore të RKS dhe RMV.
 
Po ashtu lart në agjendën e Shkupit dhe Prishtinës zyrtare, mbeten mbështetja e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, heqja e barrierave nëpikat kufitare të vendosura gjatë pandemisë COVID-19, mbledhja e përbashkët e dy qeverive, u tha nga në këtë takim .
 
Osmani dhe Dedaj, biseduan edhe për marrëveshjen e arritur në Shtepine e Bardhë, të ndërmjetësuar nga presidenti I SHBA-ve, Donald Trump,e të  nënshkruar nga kryeministri i Republikës së Kosoves, Avdullah Hoti, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e cila do te finalizohet me njohjet reciproke .