Maqedoni
Zhvillim infrastrukturor modern, Boçvarski: Edhe në pjesën perëndimore të vendit
17.09.2020 16:20
Ndërtim dhe rehabilitim të mbi 250 kilometrave autostradë, ndërtim të 300 kilometrave rrugë eksprese...

Ndërtim dhe rehabilitim të mbi 250 kilometrave autostradë, ndërtim të 300 kilometrave rrugë eksprese dhe rehabilitim të rreth 450 kilometrave rrugë lokale, premtoi ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Ai si prioritete të qeverisë së re përmendi projektet e vjetra ende të parealizuara, autostradën Kërçovë-Ohër dhe atë Shkup-Bllacë. Premtoi modernizim të infrastrukturës në pjesën perëndimore të vendit.
“Vazhdojmë më intensivisht me ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, në këtë mandat do të rikonstruohet rruga Strugë-Qafëthanë, kurse do të hapim procedurë për zgjerim të autostradës Tetovë- Gostivar. Njëkohësisht po kryejmë projektimin për ndërtimin e një autostrade të re Gostivar- Kërçovë, me çka do të krijohet një lidhje moderne infrastrukturore në rajonin perëndimor. Gjithashtu vazhdojmë me ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, me qëllim të rritjes së shkëmbimit tregtar.”,- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.
Në lidhje me ndërtimet pa leje, ministri Boçvarski tha se nuk është i lejuar uzurpimi i hapësirave për interesa personale dhe paralajmëroi se një praktikë e tillë nuk do të tolerohet më.
“Ligji i ri për Legalizim të Ndërtimeve pa Leje parashikon dënime më të mëdha, pagesa më të larta për 50% të shërbimeve komunale për ndërtimet pa leje. Do të animojmë dhe motivojmë inspektorë shtesë për luftë kundër ndërtimeve pa leje, kurse do të bëjmë edhe ndryshime ligjore me dënime serioze. Ky është sistem i cili përmes natës nuk mund të ndërtohet dhe brenda natës nuk do të mundet të tejkalohen të gjithë problemet, por ky sistem duhet të krijon front serioz kundër çështjeve të tilla.”,- tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Në lidhje me bashkëpunimin e qeverisë me komunat është paralajmëruar mbështetja e projekteve lokale infrastrukturore për të cilat janë paraparë 70 milion euro.
ERSAN PAJAZITI
