Maqedoni

Rritja e çmimit të energjisë, VMRO-DPMNE sërish në protestë

17.09.2020 16:35

VMRO-DPMNE opozitare doli sërish në protestë duke bllokuar rrugët e qendrës së Shkupit...

VMRO-DPMNE opozitare doli sërish në protestë duke bllokuar rrugët e qendrës së Shkupit dhe ato rreth Komisionit Rregullator për Energjetikë.

VMRO-DPMNE kundërshton shtrenjtimin e energjisë elektrike si dhe politikat e gabuara fillestare, siç thotë, të qeverisjes aktuale të kryeministrit, Zoran Zaev.

“Mafia e Zoran Zaevit e rrënoi ekonominë në Maqedoni. Për shkak të paaftësisë së Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, mbi 40 mijë qytetarë kanë mbetur në rrugë”,- thanë nga opozita maqedonase.