Maqedoni
Gjykimi "Dhuna në Qendër", pas 4 viteve, procesi në fazë përfundimtare
17.09.2020 16:47
Pas pothuajse katër viteve proces gjyqësor për rastin "Dhuna në Qendër"...

Pas pothuajse katër viteve proces gjyqësor për rastin "Dhuna në Qendër", njëra nga akuzat e para të PSP-së gjendet në fazën përfundimtare.
Prokuroria do të thotë fjalët e saj të fundit më 24 shtator. Gjykatësi, Dushko Josifovski, hodhi poshtë si të pabaza kërkesat e vazhdueshme të mbrojtjes për dëshmitarë të rinj me arsyetimin se nuk bëhet fjalë për rrethana të reja për rastin.
Mbrojtja kërkon që të ndiqet me kujdes fundi i këtij procesi kur thonë se do të vërtetohen shkeljet thelbësore që janë bërë gjatë procedurës.
“Dëshmitë e reja verbale të prokurorisë u shpalosën ndërsa asnjë person që Tomislav Lazarov i përmendi në dëshminë tij dhe i ceki si persona që mund të japin të dhëna relevante. Për Mile Janakievskin nuk është pranuar asnjë dëshmi verbale edhe pse propozimet dalin nga dëshmitë deritanishme në procedurë si dhe nga dëshmitë materiale ku shihet se kush është organizatorë.”,- deklaroi avokati mbrojtës, Elenko Millanov.
Për rastin "Dhuna në Qendër" janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri Mile Janakievski, ish këshilltarja e VMRO-DPMNE-së në komunën Qendër, Daniella Rangellova, dhe 8 persona të tjerë. Në fillim të procesit, dy ish këshilltarë pranuan fajin dhe u dënuan me kusht.
Të akuzuarit dyshohen për nxitje të dhunës gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013, kur atë e udhëhiqte Andrej Zhernovski nga LSDM.
FLORIJE BELULI KAMBERI
