Maqedoni

Covid-19, 7 të vdekur, 186 raste të reja e 85 të shëruar

17.09.2020 17:01

Vazhdojnë të jenë të larta shifrat Covid-19 në vend...

Në 24 orët fundit betejën me virusin e kanë humbur 7 persona.  Më i riu në moshë është një 43 vjeçar nga Dellçeva, nga ky qytet janë edhe dy viktima të tjera, njëri 60 dhe 78 vjeç.
 
Jetën e kanë humbur edhe një 53 vjeçar nga Kumanova, një 68 vjeçar, një 70 vjeçar nga Struga dhe një 61 vjeçar nga Gostivari. Janë realizuar gjithashtu edhe 1674 teste dhe janë regjistruar 186 raste të reja me Covid-19, në: Shkup - 56, Gostivar - 18, Koçan - 17 Kumanovë - 16, Strumicë - 12 Tetovë - 10, Shtip - 8, Prilep - 7, Strugë dhe Manastir nga 6, Gjevgjeli - 5, Kavadar dhe Dellçevë - 4, nga 3 të infektuar ka në Kriva Pallankë dhe Kërçovë, nga 2 të infektuar ka në Ohër, Radovish dhe Shën Nikollë, ndërsa nga 1 të infektuar ka në Probishtip, Makedonski Brod, Veles, Vallandovë dhe Resnjë.
 
Instituti i  Shëndetit Publik brenda 24 orëve regjistroi 85 persona të shëruar, pjesa më e madhe nga Shkupi. Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19  në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 16274 persona, ai i të shëruarve 13635, ndërsa i viktimave 675.
 
Për momentin numri i personave aktivë me Covid-19 është 1964. 
 
REJHANE BUSHI METAJ