Maqedoni
Ndryshimet e ligjeve të arsimit, Parlamenti vendos me procedurë të përshpejtuar
17.09.2020 17:30
Në procedurë parlamentare ndryshimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm...

Parashikohet që shkollat në kushte pandemie të organizojmë mësim online, apo me prezencë fizike nëse plotësojnë kushtet dhe në mënyrë shtesë ti jepet mundësi qeverisë të caktojë numrin e ditëve të mësimit dhe kohëzgjatjes së orëve, mënyrën e organizimit të mësimit si dhe pushimeve.
Sipas ministres së arsimit dhe shkencës Milla Carovska, ndryshimet ligjore krijojnë kushte për nisje të sigurt të mësimit.
“Plani i qeverisë është që më 1 tetor të nis mësimi, por nisja e vitit shkollor varet edhe nga gjendja epidemiologjike. Nëse supozojmë që më 25 shtator kemi numër të lartë të të infektuarve, atëherë mësimi do të nis online dhe mësimin me prezencë fizike nga klasa e parë deri në të tretën do ta rishqyrtojmë. Por ndoshta do të ketë gjendje stabile dhe shkojmë më planin që është përgatitur.”,- tha ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska.
Për momentin 1200 mësimdhënës po trajnohen që të zbresin njohuritë e platformës online në klasa. Testimi i platformës do të nis menjëherë pas përfundimit të trajnimit, njofton ministrja Carovska.
Por opozita edhe pse votoi nevojë për miratimin e ligjit, megjithatë fajësoi pushtetin se janë vonuar me përgatitjet për nisjen e mësimit në kushte pandemie.
“Ne jemi vendi i fundit në rajon që nuk ka hapur shkollat. Çfarë ka bërë qeveria e vjetër - e re nga marsi e këndej, kur e gjithë bota e dinte se kjo pandemi do të zgjasë? A i duhej ministër i ri që ti bënin gjitha këto përgatitje, të cilat do të duhej të përfundonin më një shtator dhe atëherë të niste mësimi.”,- theksoi deputetja e VMRO–DPMNE-së, Bllagica Llasovska.
Në vend, mbi 40 mijë fëmijë kanë nevojë për pajisje elektronike për ndjekjen e mësimit online.
Të njëjtat s’arrijnë të sigurohen deri më 1 tetor, andaj ministria e arsimit për këtë kategori të nxënësve do të ofrojnë alternativa që edhe ata pa ndërprerje të jenë pjesë e procesit arsimor.
MERAL ISMAILI
