Maqedoni
Perspektiva europiane pas zgjedhjeve, Foler: Presim reforma dhe opozitë pro-evropiane. Spasenoski: Kuvendi të rrisë kontrollin mbi qeverinë
17.09.2020 17:44
Lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, pavarësia e sistemit gjyqësor dhe liria e mediave duhet të jenë...

Lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, pavarësia e sistemit gjyqësor dhe liria e mediave duhet të jenë në fokusin e qeverisë së re për të mbajtur perspektivën evropiane, ndërsa zbatimi i reformave në tërësi duhet të jetë inkluziv, tha eurodeputeti, Patrik Foler, në tribunën “Sfidat paszgjedhore dhe perspektiva evropiane”.
Veç reformave të brendshme me rëndësi të posaçme mbeten marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe Marrëveshja me Bullgarinë.
Ftoi VMRO-DPMNE-në në opozitë që të jetë konstruktive në këtë drejtim dhe kërkoi llogari nga ekzekutivi për zbatimin e reformave.
“Detyra themelore e opozitës është që të insistojë që kjo qeveri të jetë llogaridhënëse për reformat. E dimë që reformat nuk u zhvilluan në drejtim të mirë në qeverinë e kaluar. Kishim planin 3/6/9, por nuk u adresua mjaftueshëm, sa pritej. Na duhet opozitë e mirë pro-evropiane, e cila do të kërkojë nga kjo qeveri llogari për reformat. Ndërsa, porosia për qeverinë e re është se reformat duhet të bëhen në formë inkluzive pa trukime.”,- deklaroi eurodeputeti i PP-së, Patrik Foler.
Ndërkaq, profesori universitar, Aleksadar Spasonoski, ish deputeti i VMRO-DPMNE-së, konsideron se në këtë proces Kuvendi nuk luan rolin funksional për të kontrolluar ekzekutivin.
“Nisma e deputetëve për të realizuar funksionin e kontrollit mbi pushtetin ekzekutiv ka një formë të reduktuar dhe në anën tjetër si rezultat i kësaj mund të konkludojmë se që nga 1991 deri në përbërjen e fundit të Kuvendit, bëhet fjalë për një nënshtrim të plotë të legjislativës ndaj ekzekutivit, që në vete paraqet problem serioz strukturor.”,- theksoi profesori universitar, Aleksandar Spasenoski.
Profesori universitar, Timço Mucunski, nga ana tjetër, thotë se metodologjia e re e negociatave sjell risi, të cilat në plan të parë kanë zbatimin e reformave në vepër, prandaj fton palët për kujdes të posaçëm që në takimin e parë ndërqeveritar që pritet të mbahet gjatë kryesimit gjerman.
SHPËTIM NUREDINI
