Maqedoni

Xhaferovski prezantoi rezultatet në krye të DMSH-së

17.09.2020 18:31

Katastrofat natyrore, thatësirat, breshëri, tërmetet, zjarret në aksidentet rrugore...

Katastrofat natyrore, thatësirat, breshëri, tërmetet, zjarret në aksidentet rrugore, hekurudhore dhe ajrore janë gjëra që vazhdimisht planifikohen për mbrojtje na ana e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Sigurim. 
 
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Sigurim, Adnan Xhaferoski, thotë se kjo drejtori ka qëllim kryerjen e veprimtarive humanitare, mbrojtjen dhe shpëtimin e qytetarëve nga katastrofat natyrore.
 
Të drejte për shpëtim kanë të gjithë thotë Xhahferovski, mirëpo, prioritet kanë vendet ku ka qarkullim më të madh të njerëzve.
 
“Ne bëjmë kontrolle dhe unë u dhashë përparësi kopshteve, shkollave, fakulteteve dhe të gjitha institucioneve shtetërore, d.m.th. objektet ku ka lëvizje me më shumë njerëz. Këto ishin përparësitë e mia në mënyrë që të mund të bënim kontrolle dhe të mbronim njerëzit. Vitin e kaluar kemi pasur një numër vërtet të madh të kontrolleve të tilla, ka pasur anomali, kemi dhënë udhëzime dhe nuk duam të ndëshkojmë. Qëllimi ynë ishte të rrisim ndërgjegjësimin tek njerëzit që drejtojnë ato ambiente në mënyrë që ata që jetojnë atje të jenë të sigurt.”,- deklaroi drejtori i DMS-së, Adnan Xhaferoski.
 
Sipas Xhaferovskit, këtë vit kemi pasur një ngecje, nuk janë bërë kontrollet e zakonshme si çdo vit për shkak virusit Korona. Ai thotë së përveç vendit tonë, aktivitetet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Siguri ka pasur edhe në vendet në rajon. Rasti i fundit ishte ndihma për Shqipërinë që u kap nga tërmeti i fuqishëm.
 
SEDAT SELIMI