Maqedoni

Ohër, numër rekord i ndërhyrjeve nga Shërbimi i Shpëtimit Malor

17.09.2020 18:47

Këtë vit ka pasur rritje të madhe të ndërhyrjeve nga Shërbimi i Shpëtimit Malor në Ohër...

Pandemia, e cila është arsyeja e pranisë së shtuar të qytetarëve në natyrën e pastër malore, ka rritur numrin e aksidenteve dhe ndërhyrjeve nga ekipet e shpëtimit. Në rastin e fundit, disa ditë më parë, u gjet me sukses një burrë i cili humbi në një mal në Strugë.
 
Personi kishte dalë për shëtitje, ku kishte humbur dhe ishte dehidratuar. Për fat të mirë, ai u gjet shumë shpejt përmes sistemit të vendndodhjes.
 
“Këtë vit, për shkak të pandemisë, ne prisnim një numër të reduktuar të ndërhyrjeve, por ndodhi e kundërta. Ka pasur më shumë aktivitet të turistëve vendas dhe vizita masive në male dhe jashtë, dhe kështu numri i aksidenteve është rritur.”,- deklaroi kryetari i Shërbimit të Shpëtimit Malor – Ohër, Antonio Dodevski.
 
Të humbur, të çorientuar, të rënë dhe të plagosur në humnerë janë ndërhyrjet më të zakonshme të shërbimit malor. Prandaj ata u bëjnë thirrje vizitorëve që të jenë më të kujdesshëm.
 
“Njerëzit duhet të ndjekin parimet themelore të sigurisë, lëvizjen në grupe me të paktën 2 persona, mbajtjen e telefonave celularë me bateri të plotë, pajisje të përshtatshme për kushtet primare, sasi të mjaftueshme të ushqimit dhe veçanërisht të lëngjeve në verë.”,- u shpreh kryetari i Shërbimit të Shpëtimit Malor – Ohër, Antonio Dodevski.
 
Që nga fillimi i vitit, Shërbimi i Shpëtimit në Mal ka pasur 8 ndërhyrje të suksesshme në malet në rajonin Jugperëndimor të vendit. Ekipi i shpëtimit malor ka bërë qindra ndërhyrje të suksesshme në 18 vitet e fundit.
 
ILMIJE ZHAKU