Turqi, përmbytet një anije, 24 të vdekur

03.11.2014 17:29

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 24 trupa të pajetë, ndërsa shtatë njerëz janë shpëtuar në det në ngushticën e Bosforit, pasi është përmbysur një anije me 40 emigrantë ilegal, mes të cilëve ka pasur edhe fëmijë..........

Kërkimi për udhëtarët e tjerë të anijes ende është në vijim,  ndërsa në të janë përfshirë anije nga roja bregdetare dhe helikopterë.

Një numër i madh i emigrantëve ilegal nga Afrika  dhe Lindja e Afërt, kalojnë përmes Turqisë që të arrijnë deri te vendet e Bashkimit Evropian, më shpesh duke udhëtuar me anije të këqija dhe shumë të ngarkuara.