Botë

Dialogu Kosovë – Serbi, Hoti: Në Bruksel nuk hapet tema e Asociacionit

17.09.2020 19:34

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan sot takim në Bruksel...

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan sot takim në Bruksel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
 
Takimet zhvillohen në nivel të ekspertëve ndërsa pas dhjetë ditëve pritet të ketë edhe një takim në nivel të lartë me praninë e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. 
 
Kryeministri Hoti, ka  raportuar në kuvendin e Kosovës lidhur me negociatat dhe marrëveshjen në Uashington, dhe tha se për të gjitha temat që do trajtohen në Bruksel, ka parime, e në një takim përballë palës serbe, nuk do të hapen tema e Asociacionit të komunave me shumice serbe.
 
”Për të gjitha temat që duhet trajtohen, vlen parimi se: Asgjë nuk nënshkruhet dhe nuk merret asnjë zotim derisa nuk dakordohet marrëveshja e plotë përfundimtare, ligjërisht obliguese që përfshinë njohjen e reciproke”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.