Qeveria: Kërkesa që të mos të shkohet në punë, e pabazë
Qeveria edhe një herë ka përkujtuar nënat e fëmijëve deri gjashtë vjeç...

Qeveria edhe një herë ka përkujtuar nënat e fëmijëve deri gjashtë vjeç, të cilat me vendimin e fundit të pushtetit ekzekutiv duhet të kthehen në punë nga data 23 shtator, se me hapjen e çerdheve nga 9 shtatori, është jologjike që prindërit të rrinë ende në shtëpi.
“Vendimi që prindërit e fëmijëve nga mosha 0 deri 6 vjeç të kthehen në punë, u miratua sipas analizës paraprake dhe konsultimit me Komisionin për Sëmundje Infektive. Me hapjen e institucioneve për kujdes dhe edukim të fëmijëve më 9 shtator 2020 dhe analiza e cila tregoi që kopshtet kanë kapacitet për kujdes të fëmijëve në përputhje me Protokollin për aktivitete në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve, i cili deri në minimum e ul rrezikun nga përhapja e virusit COVID-19, masa prindërit e fëmijëve prej moshës 0 deri në 6 vjet të jenë jashtë nga procesi i punës, e humb kuptimin. Kjo masë periudhën e kaluar ishte në fuqi sepse institucionet publike për kujdes të fëmijëve, gjegjësisht kopshtet nuk punonin”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
