Botë
Shqipëri, naftëtarët në protestë, përplasje me policinë
17.09.2020 20:03
Naftëtarët e Ballshit në Shqipëri, zhvendosën sot protestën e tyre para Ministrisë së Infrastrukturës në Tiranë...

Naftëtarët e Ballshit në Shqipëri, zhvendosën sot protestën e tyre para Ministrisë së Infrastrukturës në Tiranë, ku pati përplasje e tension me policinë.
Disa protestues janë shoqëruar në rajonin e policisë. Naftëtarët prej muajsh janë në protestë në Ballsh, pasi kompania punëdhënëse nuk i ka dhënë pagat e prapambetura.
Shumë prej naftëtarëve jetojnë në vështirësi ekonomike bashkë me familjet e tyre.
LULJETA NDOKA
