LSDM, akuza qeverisë për ndotjen
Vendimi i qeverisë për t’u dhënë afat shtesë për vendosjen e filtrave ndotësve të mëdhenj, është kundërshtuar edhe nga LSDM-ja opozitare......

Kjo parti ka vlerësuar se për shkak të ndotjen mbi nivel, është rritur edhe numri i të sëmurëve nga kanceri.
“Qeveria është përgjegjëse se për çdo vit në Maqedoni regjistrohen 4500 të sëmurë nga kanceri, prej të cilëve numri më i madh nga Shkupi dhe rajoni i Pollogut”- deklaroi kryetari i Komisionit të LSDM-së për Ambient Jetësor, Pece Mirçeski.
Po ashtu, një gjendje e ngjashme, sipas LSM-së, mbretëron edhe në Prilep apo Manastir dhe si pasojë Instituti i Sëmundjeve të Mushkërive të Bardha është i stërmbushur me fëmijë që kanë probleme me frymëmarrjen.
Ligji për Standarde Ekologjike është sjellë në vitin 2009, por vetëm disa ditë para skadimit të afatit, qeveria ka bërë lëshime, duke e prolonguar afatin dhe duke dhënë afat shtesë prej 6 muajve për vendosjen e filtrave ekologjik, por edhe ai afat skadoi.
Këtyre ditëve, qeveria përsëri paralajmëron masa të pjesshme, theksojnë nga LSDM-ja, duke pyetur se cila është arsyeja e politikës së tillë, a është biznesi, shantazhi apo diçka tjetër. Nëse do të mendonte për qytetarët, qeveria kishte kohë të mjaftueshme të zgjidhte problemin me kompanitë ndotëse. Mund t’iu kishte ofruar kredi të volitshme për furnizim me filtra, vlerësojnë nga partia maqedonase në opozitë. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
