Maqedoni

Protesta e nënave të fëmijëve deri 6 vjeç, 3325 firma në peticionin për moskithim në punë

17.09.2020 20:33

Lehonat dhe nënat e fëmijëve deri në 6 vjeç të cuilat protestuan para Qeverisë realizuan takim...

Lehonat dhe nënat e fëmijëve deri në 6 vjeç të cuilat protestuan para Qeverisë realizuan takim me Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shapanska  për shfuqizimin e vendimit që të kthehen në punë deri më 23 shtator.Pas debatit nënat e fëmijëve deri në 6 vjeç potencuan se Qevria do ti shqyrtojë kërkesat e tyre për atë se a do të ket ëndryshim të këtij vendimi.
 
"Thanë se do ti shqyrtojnë kërkesat tona dhe do ti përcjellin deri te Qeveria. Por se a do të ketë ndryshim të vendimit dhe kur për këtë nuk përmendën asgjë. Ne parashtruam kërkesat tona se çerdhet nuk kanë kapacitet për pranimin e fëmijëve dhene thamë se çerdhet nuk duheshte të filklojnë me punë dhe ti rrezikojmë fëmijët tanë. Në shenjë simbolike ato para Qevrisë lanë shishte e fëmijëve të tyre për të rikujtuar se do të detyrohen të japin dorheqje nga vendet e punës sepse në çerdhe nuk ka vende të mjaftuesh,me dhe pse frigohen për shëndetin e fëmijëve të tyre.Potencuan se do të parashtojnë padi edhe për rritjen e numrit të fëmijëve në çerdhe.",- tha Irena Stojkova, grupi i nënave.
 
Ne nuk jemi jo punëtorë, ne jemi nëna të cilat kujdesen për fëmijët e tyre. Kemi karierë dhe duam të thehemi në vendet tona të punës por dëshirojmë që fëmijët të jenë të sigurtë, thotë Maja Murtovska nënë e dy fëmijëve 1 dhe 6 vjeç. Thotë se një pjesë e nënave u penguan të marrin pjesë në protestë.
 
"Nga punëdhënësit nga firmat ku janë të punësuar u janë paraqitur në telefon duke ju thënë se nëse dilni në protestë do të largohen nga puna.", tha një nënë.
 
Shumë nëna janë gjetur para dy zjarreve të luftojnë për ekyistencë financiare ose për të mirën e fëmijëve të tyre. 
 
"Prindërit të cilët nuk kanë mundur ti regjistronë fëmijët në çerdhe për shkak të pandemisë ndërsa disa janë vonuar ti regjistrojnë për shkak se komisioni ka propozuar vazhdim të pushimit deri më 31 dhjetor, janë të gatshëm që nga 23 shtatori fëmijët e tyre çdo mëngjes të dërgojnë para qeverisë së RMV-së.",- tha një nënë.
 
Peticionin kundër vendimit e kanë nënshkruar 3325 nëna.
 
FLUTURA LATIFI