Maqedoni
Rritja e çmimit të energjisë, qytetarët sërisht në protestë
18.09.2020 10:32
Sërish sonte do të ketë protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike...

Sërish sonte do të ketë protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike të paralajmëruar nga Komisioni Rregullator për Energjetik.
Sipas njoftimit të Këshillit protestues, protesta në Tetovë do të mbahet në orën 14:00. Protesta njëkohësisht do të të mbahen në komunën e Zhelinës (Qendër), Bërvenicës (Shkolla Fillore në fshatin Çellopek), Bogovinës (Shkolla Fillore në fshatin Bogovinë) dhe në atë të Tearcës (para objektit të komunës). Protesta në Shkup ndërkohë do të fillojë në orën 19:00 nga Çairçanka.
