Kulturë
“Skupi festival” ngriti mbrëmë siparin, shtatë shfaqe në garë për çmimin e më të mirit
18.09.2020 11:26
Festivali ndërkombëtar i teatrit , Skupi festival, ngriti mbrëmë sipasin për të 14 herë me radhë, me shfaqen premierë të tetarit Migjeni të Skodrës, Kutia e zezë...

“Skupi festival” - Shkup, nisi nga mbrëmë deri më 22 shtator, edicionin e 14 me radhë. Në natën e mparë në program ishte shfaqja ” Kutia e zezë” e Paoloo Genovezes, që u soll në skenë nga aktorët e teatrit Migjeni nga Shkodra.
"Këtë vit kemi 7 shfaqe. Kryesisht janë teatro nga rajoni sepse ishte pak problematike për të sjellë shfaqe nga larg për shkak të protokolleve të ndryshme të shteteve që kanë rregulla të ndryshme në këtë periudhë. Festivali mbahet me respektim të rreptë të protokollit për Covid 19. Festivali u hap me një premierë të teatrit MIgjeni të Shkodrës, që ëhstë teatri më i vjetër shqiptar në të gjitha trojet dhe mban titullin “ Nderi I kombit”. Edhe në vazhdim, deri në datën 22 kur do të vazhdojë festivali, do të kemi prurje interesante dhe unë e ftoj publikun që të vijë.", tha Osman Ahmeti, drejtor i festivalit.
"Pas çdo shfaqeje normalisht që do të diskutohet për të zgjedhur shfaqen më të mirë. Përzgjedhja bëhet në bazë të mendimeve që do të shtrojnë tre anëtaret e jurisë, karakteristikave, dinamikës, mesazhit të shfaqes. Fituese, më e mira, megjithëse mund të ketë më shumë se një, por do të zgjedhim mes shfaqeve se kush e meriton çmimin e festivalit.", Evis Halili, anëtare e jurisë së festivalit.
Këtë vit, i gjithë programi i festivalit realizohet në hapësirat e Kurshumli Hanit në Carshinë e Shkupit, në ambient të hapur për shkak të pandemisë me Covid 19. I gjithë aktiviteti I festivalit mbahet sipas protokolleve mbrojtëse
SEMRA AJETI
