Maqedoni
Shahpanska- Filipçe: Ka kapacitete në kopshte për fëmijët
18.09.2020 11:45
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe...

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ripërsërisin se është e logjikshme pas hapjes së kopshteve, prindërit t’i kthehen procesit të punës.
Sipas tyre, vendimi është sjellë në bazë të një analize serioze për sigurinë e fëmijëve në kopshte, në konsultim me Komisionin për Sëmundje infektive. Të gjitha Protokollet e parapara, përfshirë edhe atë për punën e kopshteve, janë definuar sipas rregullave të rrepta epidemiologjike dhe të gjitha kanë bazë mjekësore.
Gjithashtu në kopshte sipas informacioneve në terren ka hapësirë të mjaftueshme për grupet prioritare, gjegjësisht për fëmijët e nënave vetushqyese dhe për familjet në të cilat punojnë dy prindërit. Kopshtet kanë kapacitet prej 19.000 vende, ndërsa si prioritarë janë paraqitur 14.555 fëmijë. Ministrat Shahpaska dhe Filipçe u kanë paralajmëruar një pjese të prindërve se vërejtjet e tyre do të përcillen në Qeveri.
