Maqedoni
Supremja konfirmon dënimet, Jankullovska do të shkoj në burg për “Tankun”
18.09.2020 12:24
Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesat e parashtruara nga të dënuarit në rastin “Tanku”...

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesat e parashtruara nga të dënuarit në rastin “Tanku”, duke konfirmuar kështu aktvendimet e shqiptuara nga Gjykata e Apelit.
Në rastin “Tanku” të hapur nga ish PSP, të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ndihmësi ministri në MPB, Gjogo Popovski, që akuzohen për blerjen e mercedesit luksoz me vlerë prej 600.000 euro. Sipas PSP-së, ekziston dyshim i fuqishëm se i dyshuari i dytë edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se po vepron në mënyrë jo-ligjore gjatë tenderimit, megjithatë ka vendosur që të zgjedh kompaninë e cila e ka siguruar automjetin për 29.852.542 denarë dhe TVSH në sasi prej 5.373.458 denarë ose rreth 572.7800 euro.
