Investime në shkollën e mesme teknike në Gostivar

03.11.2014 17:35

Komuna e Gostivarit, me një ceremoni solemne të promovimit të investimeve të bëra, sot i promovoi punimet e filluara në muajit shtator, në rregullimin e oborrit dhe të disa klasave në Shkollën e Mesme Teknike Komunale “Gostivar”........

Punët e bëra i promovuan kryetari i Komunës, Nevzat Bejta, deputetja, Mirsada Emini-Asani, të shoqëruar edhe nga drejtori i SHMTK “Gostivar”, Ibrahim Asani, të punësuarit dhe nxënësit e kësaj shkolle. 

Me investim të komunës është bërë komplet rregullimi i oborrit me pllaka bekatoni, me sipërfaqe prej 950 metra katror, si dhe është bërë rregullimi hortikulturor i sipërfaqeve të gjelbëruara.

Ndërkaq, me investime të dhjetëra donatorëve është bërë ndërtimi i portës hyrëse nga betoni dhe bazamenti, ndërtimi i derës hyrëse prej metali dhe rregullimi i tre klasave me dysheme dhe laminat.

Mund të themi se shkollën e mesme teknike tashmë e kemi një nga shkollat më të mira në rajonin e Pollogut, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Vlera e investimit të përbashkët të Komunës së Gostivarit dhe donatorëve në këtë shkollë arrin vlerën e mbi 25 mijë eurosh. (Lulzim Haziri, TVM2)