Maqedoni

Besimi takim me afaristët, “shteti, garantues i kredive të kompanive në banka”

18.09.2020 15:17

Ulja e të dhënave parafiskale, parashikueshmëri më e madhe, pranim të shpenzimeve për testet për Covid-19...

Ulja e të dhënave parafiskale, parashikueshmëri më e madhe, pranim të shpenzimeve për testet për Covid-19 nga aspekti tatimor, janë pjesë e kërkesave që afaristët ia drejtuan ministrit të financave, Fatmir Besimit. Ata gjithashtu kërkojnë që të shqyrtohet edhe çështja e tatimit të dyfishtë për sigurimin privat shëndetësor për të cilin paguhet tatim personal dhe tatim të fitimit.  
 
“Mbi 20 për qind i paguajmë shtesë shtetit për sigurim shëndetësor me të cilin duam të rinjtë t’i motivojmë të qëndrojnë në vend dhe t’u mundësojmë të kenë mbulim shëndetësor për çfarëdo rasti. Me siguri që jemi shteti i vetëm që i paguajmë shtetit  dy herë për diçka që është me ide për t’i motivuar të punësuarit të qëndrojnë në vend.”,- deklaroi afaristi, Zhivko Mujkaetov.
 
Ministri i financave kryesisht pranoi propozimet e afaristëve, kurse për disa prej tyre duhet të analizohen implikimet financiare. Ai informoi se shteti do të garantojë që firmat të mund të marrin më lehtë kredi komerciale në banka. Skema e garancisë shtetërore duhet të fillojë deri në fund të vitit. Garancia shtetërore prej 10 milionë euro do të garantojë shuma shumë më të larta të huave për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Skema e garancisë do të kalojë përmes Bankës Zhvillimore, ndërsa mjetet do të plasohen përmes bankave komerciale.
 
“Veç më është diskutuar me Bankën për Zhvillim. Në ministri punojmë në ndryshime ligjore që të mundet kjo të realizohet. Në Qeveri po mendohet që rreth 10 milion euro të vihen në Bankën për zhvillim, kurse ajo pastaj do ta zhvillojë skemën garantuese për subjektet ekonomike, e cila do tu lehtëson kompanive në uljen e shpenzimeve dhe kompanive të cilat për shkak të krizës nuk munden t’i plotësojnë kriteret që i kërkojnë bankat.”,- tha ministri i financave, Fatmir Besimi.
 
Kjo masë, sipas Besimit, do të përmirësojë likuiditetin e kompanive si dhe do të lehtësojë mundësinë që kompanitë të kryejnë aktivitete aktuale. 
 
ERSAN PAJAZITI