Maqedoni

Gjykimi “Dhuna në Kuvend”, dëshmuan ish deputetë dhe deputetë aktualë, Xhaferi mungoi për shkak të angazhimeve

18.09.2020 16:25

Në kërkesë të mbrojtjes, në seancën gjyqësore për Organizatorët e dhunës së “27 prillit” në Kuvend...

Në kërkesë të mbrojtjes, në seancën gjyqësore për Organizatorët e dhunës së “27 prillit” në Kuvend, dëshmuan deputetë aktual dhe ish deputetët, Stojan Millanov, Boris Zmejkovski, Nada Cipusheva, Dragan Cuklev dhe Pavlinçe Çestojnova. Ata para trupit gjykues deklaruan se nuk kanë kurrfarë njohurish për atë se çfarë ka ndodhur më “27 prill” në Kuvend. Ata thanë se me përgjegjësi deklarojnë se nuk kanë dëgjuar që dikush të ketë organizuar rastin, apo nga qytetet se ku jetojnë, si Kavadari dhe Radovishi, të jenë organizuar të vinë në protestë. Për shkak të angazhimeve me delegacione në Kuvend, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk u paraqit në gjykatë. Nga Këshilli Gjyqësor thanë se kanë pranuar njoftim nga Xhaferi për angazhimet e tij dhe se ai të dëshmojë në njërën nga seancat e radhës.
 
“Është kryetar dhe i përbërjes aktuale, do të flasë në drejtim të koordinimeve që kanë nënshkrimin e tij, pra lidhur me dëshmitë materiale që u prezantuan nga Trajko Veljanovski, që ta dëshmojë të padëshmueshmën për këtë prokurori.”,- deklaroi avokati mbrojtës, Elenko Millanov.
 
Rasti për organizatorët e “27 prillit” gjendet në fazën e dëshmive. Në këtë rast të akuzuar për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë janë ish kryeparlamentari, Trajko Veljanosvski, ish ministrat, Mile Janakievski dhe Spiro Ristevski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI