Maqedoni
Kovid-19, 8 të vdekur, 144 të infektuar e 97 të shëruar
18.09.2020 16:41
Nga 1545 teste të kryera, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 144 raste të reja të personave të infektuar me Kovid-19....

Nga 1545 teste të kryera, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 144 raste të reja të personave të infektuar me Kovid-19. Shkup-27, Strumica-15, Prilep-13, Tetove-13, Koçan-13, Kumanovë-11, Gostivar-8, Radovish-8, Shtip-5, Manastir-5, Veles-4, Dibër-3, Dellçevë-3, Ohër-2, Krushevë-2, Berovë-2, Kërçovë-2, Resnjë-2, Gjevgjeli-2, Kavadar-1, Kriva Pallankë-1, Vinicë-1 dhe Makedonski Brod-1. Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për 97 pacientë të shëruar, ndërsa betejën me Kovid-19 e kanë humbur 8 persona. Një pacient nga Kumanova i moshës 48 vjeçe, një nga Shtipi i moshës 65 vjeçare, dy pacientë nga Prilepi - 62 dhe 83 vjeç, një nga Tetova - 69 vjeç, një nga Strumica - 39 vjeç, një nga Vinica - 63 vjeç dhe një pacient nga Kërçova - 56 vjeç.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 16417, prej të cilëve 13732 tanimë janë shëruar, 683 kanë humbur jetën, ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht është 2002 persona.
SEDAT SELIMI
