Maqedoni
Qeveria, emrat e zëvendësministrave dorëzohen në Kuvend
18.09.2020 18:07
Qeveria e ka dorëzuar në Kuvend listën me propozime për zëvendësministra.

Qeveria e ka dorëzuar në Kuvend listën me propozime për zëvendësministra. Sipas kësaj liste të publikuar nga Qeveria për zëvendësministër të Mbrojtjes është propozuar Bashkim Hasani, për zëvendësministër të Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, derisa Agim Nuhiu është propozim për zëvendësministër i Drejtësisë. Ilhan Rahman është propozuar për zëvendësministër të Ministrisë për Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, ndërsa Fatmire Isaku për zëvendësministër të Punëve të Jashtme.
Zëvendësministër i Financave është propozuar Dimitar Kovaçevski, në Ministrinë e Ekonomisë Zoran Manevski, derisa në Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomizim të Ujërave, Trajan Dimkovski. Ilir Hasani është propozuar për zëvendësministër të Shëndetësisë, Arafat Shabani në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Enver Huseini në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Zoran Dimitriovski në Ministrinë për Pushtet Lokal, ndërsa Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës. Për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës është propozuar Aleksandar Bajdevski, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, ndërsa në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklievska.
