Botë

Covid-19, 3 viktima në Kosovë e 4 viktima në Shqipëri

18.09.2020 18:26

4 viktima dhe 57 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë...

Një rritje e lehtë e të infektuarve me virus krahasuar me një ditë më parë teksa numri i të shëruarve ka arritur në 137, duke e quar numrin total të të shëruarve në 12.325, kurse numri i rasteve aktive është 2.003. Në total, 611 persona kanë vdekur dhe rreth 15 mijë janë infektuar nga Kovid-19 në Kosovë. 
 
Ndërkohë, në Shqipëri  janë regjistruar  125 raste të reja me virusin Korona në 24 orët e fundit dhe 5 persona kanë vdekur. 
 
“Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID-19 një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar.”,- tha Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.
 
OBSh: Përhapja e Covid-19 është alarmante
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi që situata është alarmante me  përhapjen e  koronavirusit në të gjithë Evropën. Të 53 shtetet anëtare të OBSH-së në Evropë kanë regjistruar gati 5 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 227,000 vdekje të lidhura me të. Deri më tani është raportuar për gati 30 milionë persona të infektuar me këtë virus në t; gjithë botën. Prej tyre, më shumë se 939,000 kanë vdekur. OBSH-ja po ashtu u ka bërë thirrje shteteve që të mos zvogëlojnë periudhën e karantinës për ata që mund t’i jenë ekspozuar koronavirusit në më pak se 14 ditë.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU