Botë

Geci dëshmoi për 20 orë në Hagë

18.09.2020 18:51

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë për 20 orë rresht....

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë për 20 orë rresht. Ai ka publikuar një video nga Haga, ku ka theksuar se nga dëshmia e tij duhet të frikësohen ata që kanë lëshuar komunikatën me numër 59 të UÇK-së.
 
“Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës sot kam përfunduar intervistiminn pranë Dhomave të Specializuara të Gjyaktës Speciale. Jam marrë në pyetje plotë 20 orë, nga dëshmia ime mund të frikësohet ata që kanë shkruar komunikatën numër 59 dhe ata që kanë dhënë urdhër të vritet Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku, të tjetër nuk kanë nevojë të friikësohen. Nuk është me rëndësi në këtë në gjykatë se në çfarë cilësie merresh në pyetje, prandaj plotë 20 orë të gjitha pyetjeve ju kam përgjigjur, dhe mendoj se komunikata 59 do të zbardhet kësaj radhe sepse pas kësaj Gjykatë nuk do të merrem më më ketë çështje, të gjithë atyre që lirohen ose nuk merret gjykata me ta unë do të ju jap dorën”, ka thënë Geci.