Edhe 10 të akuzuar për protestat në Shkup

03.11.2014 18:09

Edhe 10 persona janë të akuzuar për dhunë në protestat e 4 korrikut, që u mbajtën në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për dënim me burg të përjetshëm të të akuzuarve në rastit “Monstra”...........

7 nga 10 të akuzuarit u thirrën sot në gjykatë, por për shkak të mungesës së të akuzuarve, seanca u shty për 24 nëntor.

Avokatët e të akuzuarve kanë deklaruar se personat e akuzuar nuk janë të përfshirë në ngjarjen për të cilën ngarkohen.

Ky është vazhdim i procesit gjyqësor në të cilin Gjykata e Shkallës së Parë në Shkup dënoi 6 protestues me nga 3 vite burg dhe ata gjithashtu obligohen të paguajnë bashkërisht 26 mijë euro për thyerjen e dritareve të gjykatës. Vendimi është ankimuar në Gjykatën e Apelit, e cila ende nuk ka sjellë vendimin e saj.