Maqedoni

Mësimi online, Jakupi: Duhet analizuar sa efektiv mud të jetë, 80% e prinderve janë për prezencë fizike

19.09.2020 15:00

Me 1 tetor hapen dyert e shkollave vetëm për nxënësit e klasës së pare, të dytë dhe të tretë...

Me 1 tetor hapen dyert e shkollave vetëm për nxënësit e klasës së pare, të dytë dhe të tretë, ndërsa për klasa e tjera, mësimi do të zhvillohet online.
 
Mësuesja Suzana Jakupi nga shkolla fillore 25 Maji,  thotë  për TVM 2 se shkolla  e tyre i  plotëson kushtet për mësim online meqë është një ndër shkollat e para digjitale.
 
Por se sa efektiv  do të jetë mësimi online tani, do shihet në fund nga rezultatet sepse duke u bazuar në gjysëm vjetorin e  dyte të vitit të kaluar, rezultatet linin shumë për të dëshiruar. 
 
"Shkolla jonë i plotëson të gjitha standartet  për realizimin e një mësimi online . Ne që para dy viteve kemi qenë shkolla e parë digjitale  në RMV, kemi  smart tabelen kemi komjuterat e ri smart  që punojnë njejtë sikur telefoni, me të prekur. Plotësojmë kushtet për mësim online por sa do të jetë ai efikas  do të shohim rezultatet pas 1 muaji. Edhe pse në muajin mars kemi realizuar mësim online por nga shtëpia jo nga klasa", shprehet mësuesja Suzana Jakupi. 
 
Jakupi thotë se një përqindje e vogël e prindërve janë kundër mësimit me prezencë fizike , por 80% dëshirojnë që mësimi të zhvillohet nëpër klasa  edhe për nxënësit  e ciklit të lartë.                         
 
"Ka raste të tilla  kur prindërit janë kundër , por 80% e prindërve janë që nxënësit të marrë pjesë  aktive me prezencë fizike  jo vetëm prej të parën deri në të tretën por  kemi kërkesa edhe prej klasës së pestë deri në të nëntën  që nxënësi të jetë prezenc në shkollë", theksoi Jakupi. 
 
Sipas direktivave qeveritare,  përvec për ndënësit e klasave të ulta, përjashtim nga mësimi online do të ketë edhe për fëmijët në shkollat ku ka pak nxënës dhe ku mund të respektohet distanca mbi 1.5 metra. 
 
REJHANE BUSHI METAJ