Maqedoni

Mësimi me protokolle mbrojtëse, SAShK: Të sigurohet asistencë për mësuesit; Çiçe: Skrining për mësuesit që kontaktojnë me fëmijët

19.09.2020 15:15

Me maska mbrojtëse, dezinfektim të detyrueshëm në hyrje të shkollës, me nga një nxënës...

Me maska mbrojtëse, dezinfektim të detyrueshëm në hyrje të shkollës, me nga një nxënës dhe bankë në distancë dhe jo më shumë se 20 nxënës në klasë.
 
Kështu do të realizohet mësimi me prani fizike për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën dhe në ato shkolla që do të përmbushin kushtet për respektimin e protokolleve mbrojtëse.
 
Nënkryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Faton Çiçe në “Intervistën e Javës” në TVM2, tha se të gjithë të punësuarit bëjnë ç’mos për t’u përshtatur, përgatitur dhe zbatuar rregullat e reja në vitin e ri shkollor.
 
Nuk është aspak e lehtë thonë nga SAShK-u, mirëpo shpresojnë në bashkëpunim nga të gjithë dhe se shkollat do t’i kenë mjetet dhe asistencën e nevojshme për të realizuar mësimin me prani fizike, dhe duke u kujdesur që të mos rritet numri i  të infektuarëve në institucionet arsimore. 
 
„Besoj dhe shpresoj se çdo shkollë do t’i ketë ato gjërat elementare që nevojiten për fillimin e vitit të ri dhe parandalimin e pandemisë. Ne thamë se arsimtari është arsimtar dhe nuk mund të ketë as pastrues e as person që gjithmonë do të bëjë dezinfektimin, duhet  t’i kërkohet asistent nga vetëqeverisja lokale ose kudo qoftë,  asisten i cili duhet  të meret me ato gjëra, të qendrojë te dera dhe të dezinfektojë, të bëjë kontrollimin etj që të mos jetë arsimtari edhe pastrues edhe dezinfektues”, u shpreh nënkryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Faton Çiçe.
 
Ajo që më së shumti e shqetëson SAShK-u para fillimit të vitit shkollor është skriningu i punonjësve arsimorë që nuk është bërë deri tani. Çiçe thotë se para se të hapen dyert e shkollave nevojitet të bëhet skrining i stafit arsimor të paktën në shkollat që do të realizohet mësimi me prani fizike. 
 
“Nëse nuk kanë mundësi financiare për të bërë skringing të gjithë të punësuarëve arsimor të paktën për arsimtarët prej klasës së parë deri te e treta dhe të punësuarëve tjerë që janë të kyçura në ambientet shkollore t’u bëhet skrining nëse dëshiron të jenë të sigurt se mund të fillojmë vitin pa probleme”, theksoi Çiçe.
 
Dilema më e madhe mbetet se a do të shkojë ose jo e gjithë klasa në vetë-izolim shtëpiak në rast të paraqitjes së një rasti pozitiv.
 
Disa shkolla fillore thonë se zgjidhja me mirë në këto raste do të ishte sikur në çdo shkollë të kishte ekip të vogël mjekësor i cili do të bënte kontrollimin dhe testimin e nxënësve nga Covid-19.
 
Në pamundësi për kësaj, disa shkolla kanë ndarë hapësira të veçanta ku nxënësitë e këtyre klasave ndoshta do të mësonin përkohësisht dhe nuk do të kishin kontakt me nxënësitë e tjerë. 
 
Për të përmirësuar kushtet elementare teknike-kompjuterike në shkollat, SAShK-u para disa ditësh filloi edhe aksionin humanitar për grumbullimin  mjeteve teknike- kompjuterike ku afaristët dhe udhëheqësitë e institucioneve do të mund të donojnë pajisjet e tyre me të cilën do të lehtësonin punën e arsimtarëve gjatë dhëniesë së mësimit on-line. 
 
REXHEP QAMILI