Maqedoni
Reformat në gjyqësor, Xhelili: Të nisin nga këshilli i gjykatësve e prokurorëve, ndërkombëtarët, kyç për reforma të mirfillta
19.09.2020 15:31
Reformat e paralajmëruara në sistemin e jurisprudencës nga Ministri i drejtësisë ishin optimiste...

Reformat e paralajmëruara në sistemin e jurisprudencës nga Ministri i drejtësisë ishin optimiste dhe mirë të planifikuara ndërsa për realizimin e tyre nevoitet edhe vullnet serioz politik , vlerëson për TVM2, eksperti jurdik Fadil Xhelili.
Këshilli i gjykatësve dhe Këshilli i prokurëve janë organet kyce që duhet të zbatojnë në praktikë reformat në mënyrë profesionale dhe të paanshme deri në pastrimin e të gjitha elementeve devijuese që janë në sferën e drejtësisë thotë Xhelili. Sipas tij reformat në këtë sferë duhet filluar po nga këto dy organe.
"Duhet jo vetëm që të përfshihet Këshilli i Gjykatësve dhe prokurorëve por jam i mendimit se pikërisht nga këto dy organe qenësore dhe kyçe edhe të fillojnë reformat. Fillimisht do të duhet përbërje e re e këtyre dy organeve kryesore të sistemit të jurispodencës.Pasi që të zgjidhen këto dy organe, gjegjësisht përbërjet e tyre nga njerëz profesionist dhe apolitik apo apartiak ,atëherë më ndihmën e faktorit ndërkombëtar do të mund të fillohen reformat në drejtësi", u shpreh eksperti jurdik Fadil Xhelili.
Pikërisht faktori ndërkombëtar sipas tij, është kyç për fillimin e reformave të mirëfillta në sistemin e jurisprudences megjithatë nevoitet edhe pajtim i opozitës me qëllim të mos vijë deri tek mosmarrveshjet e shumta që jemi mësuar t’i shohim në praktikë .
"Kapitulli 23 dhe 24 që I përkasin sferës së drejtësisë mendoj që duhet seriozisht qëveria e re të ballafaqohet në periudhen e ardhëshme dhe do të duhet një vullnet I madh serioz politik edhe I qeverisë por jo vetëm .Është mirë që këtu pëlqim për reformat ë jap edhe opozita .Megjithatë unë mendoj se rolin kryesorë do ta ketë faktori ndërkombëtarë ,pa ndihmën,përshirjen apo monitorimin e faktorit ndërkombëtarë,reformat ë mirfillta në sferën e drejtësisë është shumë pak e mundur të përshihen", theksoi Xhelili.
Xhelili është i mendimit se reformat duhet fillohen dhe të përfundojnë në një kohë optimale dhe jo të humbasin në labirinthet e ndryshme të sistemit,të zvarriten dhe të bëhen të pamundura për realizim.
FLORIE BELULI KAMBERI
