Maqedoni
Memorandumi bullgar, Osmani: Jashtë marrëveshjes për fqinjësi të mirë
19.09.2020 17:10
Vendi ka strategji dhe vija të kuqe për mbrojtjen e interesave kombëtare...

Përpjekjet si memorandumi bullgar nuk kanë të njëjtën forcë si më parë për të penguar procesin integrues të vendit, kështu vlerëson ministri i Jashtëm i vendit Bujar Osmani. Për të, ky dokument është devijim nga Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, nga e cila vendi nuk lëviz.
“Kemi strategji, e dimë se çfarë po bëjmë. Ne kemi linjat e kuqe të mbrojtjes së interesave kombëtare dhe shtetërore. Unë qëndroj i vendosur në mbrojtjen e atyre interesave. Karakteristikat e identitetit nuk janë çështje të mosmarrëveshjes dypalëshe, por çështje që lindin nga e drejta e njerëzve për vetëvendosje dhe vetë-deklarim", u shpreh ministri i Jashtëm i vendit Bujar Osmani.
Osmani tha se shpreh keqardhje, sepse qëllimi i Marrëveshjes është krijimi i një kornize dhe instrumentesh për të kapërcyer dallimet midis dy vendeve
“Mund të shprehi keqardhje sepse evitohet nga parimet në të cilat bazohet marrëveshja për fqinjësi dhe bashkëpunim, qëllimi I së cilës ishte të jepen korniza dhe instrumente për të kaluar dallimet që ekzistojnë mes dy vendeve ndër dekada edhe atë instrumente që do ti ndajnë çështjet politike prej atyre historike. Të mos keqkuptohem, nuk them të vendosen prioritete të njërës mbi tjetrën, por është dëshmuar historikisht që ata dy trajektore, zhvillimi I marëdhënieve kulturore, ekonomike dhe zgjidhja e dallimeve në interpretimin e çështjeve historike, derisa ishin të përziera dhe nuk kishte kornizë konkrete, as njëra dhe as tjetra nuk prodhonte rrezultat. As nuk kishim sukses në zgjidhjen e dilemave dhe as thellim të marëdhënieve”, theksoi Osmani.
Autoritetet bullgare i bëjnë thirrje Maqedonisë së Veriut të gjejë zgjidhje të qëndrueshme me vullnet dhe guxim të sinqertë politik dhe siç thuhet në memorandum, të shkëputet nga trashëgimia ideologjike e Jugosllavisë komuniste.
Osmani, ka biseduar me homologen e tij Bullgare, Ekaterina Zaharieva. Ata janë dakorduar që ndryshimet t’i vendosin në një kornizë, ta intensifikojnë komunikimin në nivelin më të lartë të mundshëm dhe komisionet ta vazhdojnë punën për të verifikuar faktet historike.
FARIJE DAUTI BAKIU
