Maqedoni
Covid – 19: 6 viktima, 140 raste të reja, shërohen 60 pacientë
19.09.2020 17:29
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pas testimit të 1397 monstrave nga covid 19...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pas testimit të 1397 monstrave nga covid 19, brenda 24 orëve janë shënuar 6 viktima dhe 140 të infektuar. RRastet e reja janë regjistruar në Shkup-47, Kumanovë-18, Shtip-3, Prilep-7, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-3, Manastir-3, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-3, Gjevgjeli-4, Strumicë- 4, Kriva Pallankë-2, Radovish-4, Krushevë-1, Koçani-5, Probistip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Delçevë-2, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2, Resnjë-2.
Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë gjashtë persona të diagnostikuar me Covid-19. Viktimat janë mes moshës 84 dhe 55 vjeçe, nga Shkupi, Tetova dhe Struga.
Të gjithë viktimat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 60 pacientë të shëruar. Ndërkohë ministri I shëndetësisë Venko Filipçe pranoi se numri i të infektuarve është rritur tre ditët e fundit, dhe theksoi se po bëhen analiza për të detektuar shkaqet.
“Është e vërtetë që numri i vdekjeve si rezultat i Covid-19 është rritur në ditët e fundit, në tre ditët e fundit. Më parë përqindja ishte 6.5, tani është rreth 8.Janë duke u zhvilluar analiza për shkaqet që çuan në rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19. Në fillim të javës së ardhshme, ne do të dimë se cila është arsyeja dhe për atë dhe nëse duhet bërë diçka shtesë”, tha sot ministri i Shëndetësisë", u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 689. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 16,557 persona.
Prej tyre, 13,792 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2,076.
SEDAT SELIMI
