Botë
Covid 19: 3 viktima në Kosovë, 5 viktima në Shqipëri; OBSh: Përhapja e Covid 19 është alarmante
19.09.2020 19:01
Koronavirusi iu ka marrë jetën tre pacientëve në Kosovë...

Nga të dhënat e 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se janë regjistruar 63 raste të reja infektimi. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri tani është gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937.
Ndërsa në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë pesë pacientë me koronavirus. Gjithashtu, MSH bën me dije se kanë rezultuar pozitivë 153 persona. 57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht janë 4980 raste aktive
"Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani", u shpreh Eugena Tomini nga instituti i shëndetit publik.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi që situate është alarmane me përhapjn e koronavirusit në gjithë Evropën. Të 53 shtetet anëtare të OBSH-së në Evropë kanë regjistruar gati 5 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 227,000 vdekje të lidhura me të. Deri më tani është raportuar për gati 30 milionë persona të infektuar me këtë virus në gjithë botën.
Prej tyre, më shumë se 939,000 kanë vdekur.OBSH-ja po ashtu u ka bërë thirrje shteteve që të mos zvogëlojnë periudhën e karantinës për ata që mund t’i jenë ekspozuar koronavirusit në më pak se 14 ditë.
FARIJE DAUTI BAKIU
