Botë

Tërmet mesatar është regjistruar në Kaliforni

19.09.2020 19:35

Tërmet me intensitet prej 4.6 ballë sipas shkallës Rihter mbrëmë është regjistruar në pjesën jugore të Kalifornisë...

Tërmet me intensitet prej 4.6 ballë sipas shkallës Rihter mbrëmë është regjistruar në pjesën jugore të Kalifornisë, kumtoi Enti gjeologjik amerikan.

Epiqendra e dridhjes ka qenë tre kilometra nga Saut El Montea në afërsi të Los Anxhelos.

Nuk ka informata për viktima ose dëm të shkaktuar material./mia