Maqedoni
Parashikimi i motit
20.09.2020 11:58
Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale....

Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale do të mbizotërojë sot në vend. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare.
Për sot, sipas meteorologëve, temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 29 gradë.
Mot i ngjashëm do të mbizotërojë edhe në Shkup ku temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 28 gradë.
Paralajmërohet periudhë kryesisht mot i qëndrueshëm por me temperatura të ulëta të mëngjesit. Të martën dhe të mërkurën në pjesët perëndimore është e mundur paraqitja e vranësira të paqëndrueshme me shi të përkohshëm dhe bubullima të rralla.
