Maqedoni
Filipçe: Javën tjetër vendoset për qëndrimin në çerdhe
19.09.2020 19:13
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se të hënën Komisioni për sëmundje ngjitëse do të vendosë nëse fëmijët nëpër çerdhe...

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se të hënën Komisioni për sëmundje ngjitëse do të vendosë nëse fëmijët nëpër çerdhe do të mund të qëndrojnë tërë ditën në këto institucione përkujdesi. Në analizimin e shifrave të foshnjave dhe kapaciteteve të çerdheve, epidemiologët gjatë fundjavës do të japin konstatimet se ku dhe sa fëmijë mund të jenë në kujdesin e edukatoreve edhe pas mbarimit të orarit. Sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se në mbledhjen e së hënës do të merret një vendim pozitiv për këtë çështje.
"Do të vendoset pozitivisht, njëjtë siç u morën vendimet edhe për përjashtimet në të gjitha shkollat tjera. Përkatësisht nëse numri I nxënësve është aq i vogël aspak nuk e cënon sigurinë e tyre shëndetësore. pra nuk ka rrezik të shtuar epidemiologjik që fëmijët të qëndrojnë edhe pas mbarimit të turnit. përparësi është që numri I njëjtë I fëmijëve nuk rrisin kontaktet ata të njëjtit kanë qenë edhe paraprakisht, tani vetëm rritet koha e qëndrimit.", tha Venko Filipçe, Ministër I Shëndetësisë.
