Botë
Botë mbi 31 milion të infektuar me Covid 19
20.09.2020 12:57
Numri i njerëzve të infektuar në botë, sipas faqes në internet "Worldometer", kaloi 31 milion...
Shtetet e Bashkuara janë goditur më rëndë nga pandemia e koronavirusit, ku numri I të infektuarve ka shkuar gati shtatë milion njerëz dhe kanë vdekur më shumë se 200 mijë persona. Në vendin e dytë është India, ku 5.4 milion njerëz u sëmurën dhe numri i të infektuarve po rritet me pothuajse 100 mijë çdo ditë. Në Brazil, i cili renditet i treti për nga numri i të infektuarve, më shumë se 4.5 milion njerëz u sëmurën dhe në Rusi më shumë se një milion.
Në Evropë, virusi korona është konfirmuar në më shumë se 4.4 milion njerëz, dhe pas Rusisë, numri më i lartë është në Spanjë - 659,334, ndjekur nga Franca - 442,194. Sipas faqes në internet të Worldometer, 31 milion e 2576 njerëz janë infektuar në të gjithë botën, 961,612 kanë vdekur dhe 22,610,880 janë shëruar nga efektet e infeksionit Covid-19.
