Botë
SHBA, kthen sanksionet e OKB-së ndaj Iranit
20.09.2020 13:20
Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur në mënyrë të njëanshme të gjitha sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Iranit...

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur në mënyrë të njëanshme të gjitha sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, pavarësisht kundërshtimit nga aleatët më të ngushtë evropianë të Uashingtonit dhe pasigurisë për ndikimin e tyre.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo njoftoi për të ashtuquajturën kthim mbrapa të sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit."Nëse vendet anëtare të OKB-së dështojnë të përmbushin detyrimet e tyre për të zbatuar këto sanksione, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin autoritetet tona të brendshme për të imponuar pasoja për ato dështime dhe për të siguruar që Irani të mos korrë përfitimet e aktivitetit të ndaluar nga OKB-së", tha Pompeo në nje deklaratë.
Masa e SHBA-së, i hap rrugën një përplasjeje të madhe në Kombet e Bashkuara, ku Uashingtoni e gjen veten gjithnjë e më të izoluar mes tensioneve me Iranin dhe palët e tjera të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Përgjithshëm i Veprimit.
"Amerikanët veprojnë si ngacmues dhe vendosin sanksione. Komuniteti botëror duhet të vendosë se si të veprojë ndaj ngacmimit," i tha Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif televizionit shtetëror iranian disa orë para njoftimit.
Palët e mbetura në marrëveshjen bërthamore të Iranit janë përpjekur të shpëtojnë marrëveshjen, duke hedhur poshtë përpjekjen nga Uashingtoni për të shkaktuar një kthim të sanksioneve të OKB-së ndaj Teheranit për shkeljen e angazhimeve të tij bërthamore.
