Botë
KE paraqet reformën politike për azil, Leyen: E gjithë evropa duhet të merrë përgjegjësi
20.09.2020 16:00
Komisionerja Evropiane për Punë të Brendshme Iva Johansoon të mërkurën do të paraqesë reformën...

Komisionerja Evropiane për Punë të Brendshme Iva Johansoon të mërkurën do të paraqesë reformën e shumëpritur politike për azil. Kërkon një mekanizëm të solidaritetit të detyrueshëm midis të gjitha shteteve anëtare në rast presionit të migrantëve. Pakti I ri I migrimit dhe alizlit do të shpallet pas disa javëve për shkak të zjarr it në kampin grek Morija që riaktivizoi debatin ne Bruksel, që ishte një nga sfidat më të mëdha në kontintentin e vjetër.
"Na duhet një fillim i ri për migracionin. Tani është koha e duhur. Morija është një mbetje e krizës së migracionit në vitin 2015, por kohët kanë ndryshuar.", tha Komisionerja Evropiane për Punë të Brendshme Iva Johansoon.
Ndërkohë, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi shfuqizimin e të ashtuquajtrën Dekretin e Dublinit, sipas të cilit vendi ku hyn për herë të parë emigranti i paligjshëm është i detyruar të ketë procedura për shqyrtimin e kërkesës për azil.. Greqia dhe Italia si ndalesat e para të karvanëve që arrijnë në Evropë përmes Mesdheut e konsiderojnë se kjo gjë është e padrejtë për shkak të vendndodhjes së tyre gjeografike
"Unë dua të jem e qartë, nëse bëjmë një hap përpara unë pres që të gjitha vendet anëtare të bëjnë të njëjtën gjë. Migrimi është një sfidë evropiane dhe e gjithë Evropa duhet të merrë përgjegjësinë.", tha kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Kampi i ri është I vendosur në ishullin grek të Lesbos strehon 9,000 azilkërkues pasi 12,700 mbetën të pastrehë dhjetë ditë më parë kur një zjarr shkatërroi Kampin Moriјa.
SEDAT SELIMI
