Maqedoni

Unioni i nxënësve në Tetovë: Mësim të kombinuar dhe me prani fizike

20.09.2020 16:18

Kanë ngelur edhe pakë ditë nga nisja e procesit arsimor në vendin tonë ndërsa qeveria propozoi një model online të mësimit....

Kanë ngelur edhe pakë ditë nga nisja e procesit arsimor në vendin tonë ndërsa qeveria propozoi një model online të mësimit. Unioni I nëxënësive në Tetovë nuk pajtohet më ketë model, kërkon nga qeveria që të sjellë një vendim me mësimi të kombinuar dhe me prani fizike.
 
Unioni i nxënësive përkujton qeverinë dhe ministërinë e arsimit që si shembull ti marrin shtet fqinje. Blendi Hodai thotë se me platforëmën që propozoi qeveria mbeten jashtë mësimit mbi 40 mijë nxënës për shkak se nuk kanë kushte për të ndjek mësimin online. 
 
"Në vazhdojm të kërkojmë mësim me model të kombinuar si metodë edhe më e sigurtë,nga ana shëndetësore por edhe nga ana tjetër krijon kualitet në arsim nuk e degradon edhe më tej arsimin sic u degardu deri më tani nga marsi m mësim online. Mësimi online në Maqedoninë e Veriut, sipas informartave që i kemi mbi 40 mijë nxënës 50 mijë nuk I kanë mjetet për ti ndjekur mësimet nga distance.", tha Blendi Hodai nga unioni i nxënësëve. 
 
Mendimin e njejt e ndajnë edhe arsimtarët  që sipas tyre procesi duhet të fillon me prani fizike ose me mësim të  kombinuar. Ato thonë se deri sa kafenet janë përplotë më nxënës si mund që shkollat të jenë të mbyllura. Arsimtarja Hanife Bexheti thote se një familje shqiptare me katër fëmij e ka të pa mundër tua siguroij teknologjin per ndjeke te mësimit.
 
"Mendimi im personal është që nxënsit të vazhdojn në shkollë më mësim të kombinuar tre ditë në shkollë dy ditë online. Jeni dëshmitar se kafenet I kemi përplot me nxënës, ahengjet, nuk ndalen.është rënde edhe për një familje pasi psh. nëse një familje shqiptare ka tre katër fëmij në shkollë I duhet ti siguron 3-4 loptopa,  dhe tre katër dhoma pasi dihet se mësimi është individual. Klasa është objeki që me të vërtët nxënësit, duhet të jenë aty edhe ku e kanë vendin.", tha Hanife Bexheti, arsimtar Sh.F Istigball. 
 
Nga një tetori pritet që në bankat shkollore të ulen vetëm nxënësit nga klasa e par deri të tretën. Ndërkohë në Tetovë janë pesë shkolla që kanë kërkuar që mësimin ta fillojn me prezenc fizike duke ju përmbajtuir në përpikëmëri protokollet që do vendosen nga qeveria.  
 
VISAR SADIKI