Maqedoni
Kopshtet, Shahpanska: Për momentin ka vende të lira
20.09.2020 16:43
Në kopshte tani për tani ende ka vende të lira, pohon Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska...

Në kopshte tani për tani ende ka vende të lira, pohon Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska. Ajo thot se nëse vjen gjendja që të mbushët I gjithë kapaciteti egzistues, komunat kanë rekomandime për të ofruar zgjedhje alternative për strehimin e fëmijëve. Ndër zgjedhjet alternative ajo përmendi shkollat, shtëpitë e kulturës, objekte që janë të vendosura në rekomandimet e komunave.
"Egizstojnë prindër të cilët I kanë regjistruar fëmijët e tyre por nuk I dërgojnë nëpwr kopshte. Prandaj, bazuar në konkluzionin nga seanca e fundit e qeverisë, ne kemi dërguar një shkresë tek kopshtet për të kontaktuar prindërit që regjistruan fëmijët dhe për të kontrolluar nëse ata do t'i çojnë në kopsht apo thjesht e ruajnë vendin që domësdoshmërisht u nevojitet pridërve nga familjet ku edhe prindi tjetër është I punusur e jo vetëm për prindër që vetpërkujdesen.", tha Jagoda Shahpaska, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale .
Shahpaska potencoj se ministria bën një përmbledhje të gjendjes shëndetësore të fëmijëve dhe punonjësve në bazë ditore. Nëse situata epidemiologjike përshkallëzohet, do të veprohet me rekomandimin e komisionit, madje edhe nëse kopshtet mbyllen përsëri. Drejtori i Qendrës Shëndetësore Shkup nuk e përjashton mundësinë e mbylljes së kopshteve.
"Po, është e mundur që ministri ta thotë këtë dhe të marrë masa të caktuara dhe t'i japë qeverisë udhëzime nga komisioni.", tha Viktor Isjanovski, drejtori i Qendrës Shëndetësore Shkup.
Komisioni për Sëmundjet Infektive të hënën në një takim do të diskutoj për sjelljen e qëndrimit me kohë të plotë në shkolla. Vendimi varet nga pasqyra epidemiologjike e të gjitha zhvillimeve në vetë sëmundjen dhe kushtet dhe kriteret që duhet të plotësohen për të futur qëndrim me kohë të plotë, tha Isjanovski. Prindërit e fëmijëve nën moshën gjashtë vjeç duhet të kthehen në punën e tyre më 23 shtator, gjithashtu edhe ata që përdorin pushim të zgjatur të lindjes.
SEDAT SELIMI
