Maqedoni

Vdes Lehona dhe foshnja e saj në Klinikën e Shkupit

20.09.2020 17:43

Lehona që vdiç bashkë me fëmijën e saj në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza”...

Lehona që vdiç bashkë me fëmijën e saj në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza”, sipas mjekëve ka vdekur nga gjakderdhja e madhe. 
 
Pacientja ka ardhur në spital rreth orës 14:00 me çka I është kërkuar të qëndrojë që pas dy orësh ti bëhët nje tjetër kontroll kardiografik fëmijës sepse ka pasur dyshime për shëndetin e fetusit. Paciatja ka shkuar në shtëpi dhe është kthyer në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
"Pacientja është hospitalizuar menjëherë dhe pas procedurave të para për korona testin nëse është negav, është vendosur në një dhomë të posaqme deri në daljen e rezultatit të koronës. Gjatë kësaj kohë ajo ka pasur gjakderdhje më të madhe dhe pas kësaj, kemi vendosur që të bëjmë urgjentisht një operacion cezarian. Operacioni ka kaluar pa asnjë komplikim. Pas operacionit, pacientja ka fiulluar përsëri të humbë gjak,si rrjedhojë e defektit kuagullues që shfaqet nëpër situata të tilla. Gjakderdhja kishte vazhduar dhe pacientja ka humbur gjithnjë e mëshumë gjak. Është urdhëruar intervenim tjetër urgjent që ti hiqet tërsisht mitra me qëllim që ta ndalet gjakderdhja. Edhe pse vazhdimisht I është dhuruar gjak që të zëvendësohet, edhe pse kemi dhënë gjithcka nga vetja për ta shpëtuar, gjakderdhja ishte vdekjeprurëse.", thonë përgjegjësit e klinëkës.
 
Puna nga ana e mjekve është keryer në mënyrë profesionale,thote Stojqevski por përsëri rasti do të shqyrëtohet nga Komisioni për cilësi të Kontrollit . Lehona e cila ka ndërruar jetë ishte në moshën  40 vjecare dhe kjo ishte shtaëzania e saj e 11. Ajo më herët ka pasur 6 aborte dhe katër fëmijë i ka gjallë. Fatkeqësisht komplikimet e shtatëzanisë së fundit, ishin shkak I vdekjes së saj dhe fëmijës.
 
FARIJE DAUTI BAKIU