Maqedoni
MPB: 28 emigrantë janë gjetur në Llojan dhe Vaksincë
20.09.2020 17:57
Policia me duar plot në luftën kundër kontrabandës së emigrantëve, shtypjen e trafikut të drogës...

Akcion I Ministrisë së Brendshme në Kumanovë, një grup i madh migrantësh u zbulua në dy akkcione të ndara në Llojan dhe Vakcince, tre persona u arrestuan. Nga kontrolli i dy shtëpive në fshatrat e Kumanovës u gjetën 28 migrantë nga Bangladeshi, Afganistani dhe Pakistani, përfshirë katër të mitur. Dy persona nga Vakcince dhe një nga Llojani u ndaluan nën dyshimin e kontrabandimit të emigrantëve. Të arrestuarit do të sillen para një gjykate dhe migrantët do të transferohen në qendrën Vinojug Gjevgjeli.
"Kundër këtyre personave do të ngrihen akuza në Prokurorinë Themelore për Ndjekje dhe Krim të Organizuar dhe Korrupsion, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të kontrabandimit të migrantëve sipas nenit 418b të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë Veriore.", tha Suzana Praniq, zëdhënëse e MPB-së.
Në një aksion të përbashkët të sektorit për punë të brëndshme të Ohrid dhe Kërcovës janë arestuar tregtar të drogës. Sipas Minsitrisë PM qëllimi është t'u jipet fund tregtisë së drogës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre në Kërçovë, u gjet kokainë, heroinë, marijuanë, si dhe një shumë e madhe parash, për të cilën policia është e bindur se e ka origjinën nga shitja e drogës narkotike. Kundër këtyre personave do të ngrihet kallëzim penal me një propozim për paraburgim.
