Maqedoni
Covid–19, 4 viktima, 178 raste të reja, 71 të shëruar
20.09.2020 18:02
Edhe më tej rritet numri I të infektuarve nga Covid 19 në vendin tonë...

178 raste të reja me virus korona kanë rezultuar nga 1368 teste të bëra në 24 orët e fundit. Shkup 42, Kumanovë 19, Koçanë 17, Prilep 16, Tetovë 14, Strumicë 13, Gostivar 11, Kërçovë 8 në Strugë dhe Veles nga 5 të infektuar në Gjevgjeli dhe Manastir nga 4 në Ohër dhe Valandovë 3 në Kriva Palankë, Radovish, Probishtip dhe Delçevë ka pasur nga 2 të infektuar dhe nga 1 të infektuar ka pasur në Dibër, Shtip, Kavadar, Makedonski Brod,Vinicë dhe Sveti Nikolë.
Ndërkohë kanë vdekur 4 persona, dy pacientë nga Shkupi të moshës 59 dhe 61 vjeçare, një nga Kumanova i moshës 69 vjeçare dhe një nga Shtipi i moshës 70 vjeçare.
Për këtë periudhë 24-orëshe 71 pacientë janë shëruar. Në vend për momentin janë 2179 raste aktive me virus korona.
