Botë

Covid 19, 4 viktima në Shqipëri, 2 viktima në Kosovë

20.09.2020 18:52

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë katër pacientë....

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë katër pacientë, 159 kanë rezultuar pozitiv dhe 52 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 6940 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht janë 5083 raste aktive
 
"Sipas MSH, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 64-vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 71-vjeçar, një 81-vjeçar, një 89-vjeçar.", Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik-Shqipëri.
 
Ndërkohë Kosova ka shënuar një bilanc të ngjashëm me atë të një dite më parë duke regjistruar 2 viktima nga COVID-19 dhe 61 raste të reja. Bie në sy se numri i të shëruarve mbetet i lartë, pasi 119 pacientë fituan betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave në Kosova ka arritur në 613 kurse i të infektuarve mbi 15 mijë. Sa i përket rasteve të sotme, Prishtina mban kryesimin me 19 të infektuar dhe ndjekin më pas Komunat e tjera me shifra njëshifrore.
 
Franca dhe India kryesojnë më numër të infektuarish
 
Akoma shifra alarmantëve në Francë për shkak të koronavirusit. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 13.498 raste të reja me Covid-19.Për ditën e dytë radhazi është kaluar shifra e 13.000 rasteve, pothuajse 300 më shumë në krahasim me bilancin e ditëve më parë. Janë regjistruar gjithashtu 58 vatra të reja me të infektuar. Franca vazhdon të ketë një numër rekord me të infektuar në Europë. Numri total i të infektuarve në Indi ka shkuar në 5.4 milionë pas 92,605 rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Vendi ka regjistruar numrin më të madh të rasteve ditore në botë që nga fillimi i gushtit, dhe mbetet prapa vetëm SHBA-së, e cila ka 6.7 milionë raste në total.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU